Kalo te përmbajtja
Go2Pogradec Go2Pogradec
Historia & Arkeologjia

Kalaja e Pogradecit

Kodra e Qytetit, në hyrje të qytetit të Pogradecit, Bashkia Pogradec

Kalaja e Pogradecit ndodhet në jugperëndim të liqenit të Ohrit, mbi qytetin e Pogradecit, në një kodër rreth 200 m të lartë. Gjurmët më të hershme të banimit i përkasin shek. V p.l.K kur ai ka ekzistuar si një vendbanim i pafortifikuar. Në shek. IV p.l.K, ai pajiset me mure mbrojtëse dhe fillon të shërbejë si një qëndër e vogël qytetare banorët e së cilës merreshin kryesisht me bujqësi, peshkim dhe zeje të ndryshme. Kjo qëndër kishte marrdhënie edhe me qëndërbanimet fqinje. Në gjysmën e dytë të shek. II p.l.K, gjatë luftrave iliro-romako-maqedone, vendbanimi shkatërrohet nga një zjarr i fuqishëm i cili mund të jetë shkaktuar gjatë ndonjë beteje mes forcave kundërshtare. Kjo konfirmohet edhe nga gërmimet arkeologjike të cilat kanë evidentuar gjurmët e një shtrese hiri që i përket shtresës kulturore të shek. II p.l.K. Pas luftrave banorët e ringritën vendbanimin por nuk e rrethuan sërish me mure sepse gjatë kësaj periudhe, që përkon me periudhën Romake, territoret e pushtuara nga Roma, ku futej edhe rajoni i Pogradecit, përjetuan një epokë tre shekullore paqeje gjatë së cilës nuk ishte i nevojshëm fortifikimi i vendbanimit. Fillimi i dyndjeve barbare në shek. IV m.Kr solli nevojën e ringritjes së mureve rrethuese të cilat u ndërtuan mbi gjurmët e murit antik. Ky fortifikim i ri i shërbeu banorëve deri në shek. IX m.Kr kur vendbanimi u shkatërrua prej pushtuesve sllavë dhe u braktis përfundimisht nga banorët, të cilët shkuan të jetojnë në rrëzë të tij.

Karta e monumentit

Pronësia
Shtetërore
Përdorimi i sotëm
Objekt me destinacion kulturor
Përdorimi fillestar
Vendbanim i fortifikuar
Datimi
Shek. IV p.l.K – VI m.Kr
Shpallja monument
Ministria e Arsimit dhe Kulturës, Vendimi nr.1886, dt.10/06/1973
Kategoria e monumentit
I – E parë
Gjëndja aktuale
Ruhet vetëm një trakt muri, rreth 0.50 m i lartë, në anën perëndimore të majës së kodrës.
Largësia nga qëndra e qytetit të Pogradecit
700 m në perëndim.

Si shkohet

Mund të shkohet si me këmbë ashtu edhe me makinë por rruga që ngjitet përgjatë kodrës nuk është e shtruar dhe udhëtimi me makinë është i vështirë. Këshillohet që të përdoren makina 4 x 4

Çfarë ofron

  • Monument Kulturor

Atraksione pranë

Shiko në hartë
Plazhi i Uçkave Liqeni

Plazhi i Uçkave

PLAZHI I UÇKAVE Plazhi i Uçkave është një nga pesë plazhet publike të qytetit të Pogradecit. Uçkat, nga ka mar…

0,7 km larg