Kalo te përmbajtja
Go2Pogradec Go2Pogradec
Historia & Arkeologjia

Ura e Golikut

Fshati: Golik, Njësia Administrative: Proptisht, Bashkia: Pogradec

Është ura më e veçantë në rrethin e Pogradecit. Ndodhet rreth 40 km larg qytetit, mbi lumin Shkumbin. Ajo është ndërtuar mbi gjurmët e rrugës së vjetër Egnatia, një degëzim i së cilës niste pikërisht nga Goliku për të ecur përgjatë rrjedhës së sipërme të lumit Shkumbin duke lidhur kështu krahinën e Mokrës (Mokër e Poshtme dhe e Sipërme) me fushën e Domosdovës nga njëra anë dhe fushën e Korçës nga ana tjetër. Ura i përket shek. XVII dhe përbëhet nga dy harqe me qemer gjysëmrrethor midis të cilëve gjendet një dritare shkarkuese po me qemer gjysëmrrethor. Në kolonën midis dy harqeve, nga ana e ardhjes së ujit, është ndërtuar një shpore (çarës uji, karakteristikë për shumicën e urave me dy ose më shumë harqe në Shqipëri). Ura është 17 m e gjatë, 3 m e gjerë dhe 10 m e lartë. Ajo është ndërtuar me gurë të gdhendur të cilët janë përzgjedhur të jenë të mëdhenj dhe të punuar mirë veçanërisht në pjesën e këmbëve të urës. Kjo përzgjedhje është bërë jo thjesht për estetikë por për ta bërë strukturën më të fortë dhe më të qëndrueshme.

Karta e monumentit

Pronësia
Shtetërore
Përdorimi i sotëm
Urë për kalimin e banorëve të zonës dhe objekt me destination kulturor
Përdorimi fillestar
Urë për kalimin e banorëve të zonës dhe udhëtarëve
Datimi
Shek. XVII m.Kr
Shpallja monument
Ministria e Arsimit dhe Kulturës, Vendimi nr.1886, dt.10/06/1973
Kategoria e monumentit
I – E parë
Gjëndja aktuale
Ura ruhet në gjendje relativisht të mirë. Një dëmtim i bërë në njërën prej anëve të saj është riparuar dhe ura është ende në gjëndje funksionale dhe shërben për kalimin e banorëve të zonës nga njëri breg i lumit Shkumbin në tjetrin.
Largësia nga qëndra e qytetit të Pogradecit
40 km në veriperëndim.

Si shkohet

Aktualisht, rruga nga Pogradeci deri në fshatin Golik është në gjëndje shumë të mirë ndërsa nga degëzimi që merr për në drejtim të Mokrës (nga ky fshat) deri në afërsi të urës është në gjëndje të rënduar. Prej rrugës kryesore deri tek ura, këshillohet që zbritja të bëhet me këmbë pasi makina nuk mund të ecë më tej.

Çfarë ofron

  • Monument Kulturor

Atraksione pranë

Shiko në hartë
Ura e Golikut Përtej Pogradecit

Ura e Golikut

Është ura më e veçantë në rrethin e Pogradecit. Ndodhet rreth 40 km larg qytetit, mbi lumin Shkumbin. Ajo ësht…

0 km larg