Kalo te përmbajtja
Go2Pogradec Go2Pogradec

Blogerë 2 minuta lexim

Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë vjen në Pogradec në edicionin e tij të 16-të

Edicioni i 16-të i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë vjen në Pogradec me ditë të mbushura me film, kulturë, shije dhe takime frymëzuese.

Projeksionet, bisedat me artistët dhe aktivitetet sa i përket kulinarisë, do të zhvillohen nga data 23-27 qershor. Programi i bërë publik nga organizatorët fton artdashësit t’i bashkohen këtij festivali për të kremtuar artin, traditat dhe diversitetin e Ballkanit në brigjet e mrekullueshme të Liqenit të Ohrit.

Sonte në ora 19:00, në kinemanë “Lasgush Poradeci”, do të shfaqet filmi “Maricel”. Filmi trajton temën e punësimit të një shtetaseje filipinase, e cila mbërrin në një fshat malor të Qipros për t’u kujdesur për një çift të moshuar. Ajo që nis si një detyrë e zakonshme shndërrohet gradualisht në një histori të mbushur me heshtje, varësi emocionale dhe të vërteta të pathëna. E vendosur mes detyrës dhe afërsisë njerëzore, Maricel përballet me kufijtë e brishtë që lidhin kujdesin, vetminë dhe nevojën për t’u ndjerë i dëgjuar.

Ndërkohë dita e nesërme i rezervohet filmave të metrazhit të shkurtër, të Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Tiranës. Filmat do të shfaqen në mbrëmje, në sheshin qendror të Pogradecit.

Programi i këtij festivali përfshin edhe filma të metrazhit të gjatë, filma dokumentarë, filma të animuar e gjithashtu dhe filma të realizuar para viteve ’90, si “Komisari i dritës” nga Dhimitër Anagnosti dhe Viktor Gjika. A.K./TemA

Të gjithë artikujt

Lexoni edhe

Shiko të gjitha

Blogerë

Shoqëria “Albania” në Austri

Fillimet e studimeve të një grupi studentësh shqiptarësh në Austri në vitet 1917-1918 erdhi si rrjedhojë e marrëveshjes së Luigj G…

Lexo më shumë