Kalo te përmbajtja
Go2Pogradec Go2Pogradec

Blogerë 2 minuta lexim

Poeti i dashurisë, shpirtit e liqenit/ Eventi në Galerinë e Artit Digjital në Korçë për nder të Lasgush Poradecit

Në galerinë e artit digjital në Korçë, është organizuar një aktivitet i veçantë kushtuar poetit të madh Lasgush Poradeci, nën titullin “Lasgush Poradeci poeti i shpirtit, dashurisë dhe liqenit”.

E veçanta e këtij aktiviteti ishte sjellja e poetit në një formë ndryshe për publikun përmes ndërthurjes së teknologjisë së inteligjencës artificiale me interpretime artistike të nxënësve të shkollës “Sevasti Qirjazi”

Ajo që ishte unike ishte përdorimi i inteligjencës artificiale tek imazhi i Lasgushit përmes së cilës poeti u soll në formën e një hologrami, ide dhe realizim i 12-vjeçarit Deon Gjoka për të cilin kjo eksperiencë e veçantë ka në fokus ndërthurjen e artit me teknologjinë moderne.

Vajza e Lasgushit, Marie Gusho, mes emocionesh tregoi vlerësim për të rinjtë që kujtojnë veprën e të atit me kaq dashuri dhe kreativitet.

I gjithë aktiviteti u konceptua dhe realizua nga nxënës të shkollës Sevasti Qirjazi ku nuk munguan as interpretimet e poezive të Lasgushit, këtij gjeniu të letërsisë shqipe.

Vajza e Lasgushit, Marie Gusho, mes emocionesh tregoi vlerësim për të rinjtë që kujtojnë veprën e të atit me kaq dashuri dhe kreativitet.

Top Channel 25 Tetor 2025

Të gjithë artikujt

Lexoni edhe

Shiko të gjitha

Blogerë

Shoqëria “Albania” në Austri

Fillimet e studimeve të një grupi studentësh shqiptarësh në Austri në vitet 1917-1918 erdhi si rrjedhojë e marrëveshjes së Luigj G…

Lexo më shumë