Kalo te përmbajtja
Go2Pogradec Go2Pogradec
Ture Aventure

Shtegu Varret e Grekut-Kozic-Kalivaç

Gjatë ngjitjes, ne do të shohim një pamje të mahnitshme të Liqenit të Ohrit, Malit të Thatë dhe fshatrave të Mokrës. Pas ecjes për disa orë, ne do të përballemi me bukuritë natyrore dhe qetësinë që ofron zona. Do të shohim sipërfaqe plot gjelbërim dhe pyje, apo edhe kullota si edhe një pamje e mrekullueshme e Malit të Thatë. Pas mbëritjes në destinacion shfaqet fshati i bukur dhe i qetë i Kalivaçit me shtëpitë karakteristike të tij.

Ky shteg fillon nga qyteti i Pogradecit. Fillimisht do të udhëtohet në drejtim tek Varret e Grekut, afërsisht 40 minuta. Më pas shteg ecjeje ( ngjitje ) në drejtim të Malit të Kozicit. Pamja këtu është fantastike, ku duket Mali i Thatë dhe Liqeni i Ohrit. Mbërritja drejt destinacionit do të jetë zbritja drejt fshatit Kalivaç. Ky shteg ka një nivel mesatar vështirësie. Distanca midis Pogradecit dhe fshatit Kalivaç është 16 km dhe përshkohet për 44 minuta

Ky shteg ka edhe rrugë automobilistike, por për shkak të rrugës së pashtruar këshillohet që udhëtimi për në Kalivaç të kryhet me makina të larta 4 x 4.

Shtigje të tjera

Shiko të gjitha
Shtegu Pogradec-Guri i Kamjes
Ture Aventure

Shtegu Pogradec-Guri i Kamjes

Pas ecjes për disa orë, ne do të shohim një pamje të mahnitshme nga maja e gurit. Guri duket si një anije në pyllin përreth. Guri…

Në këmbë Me makinë Duhet ushqim me vete