Ura e Terziut
Fshati: Proptisht, Njësia Administrative: Proptisht, Bashkia: Pogradec
Ura e Terziut (ose e Tereziut, që përkthehet “e Muratorëve”), ndodhet ne kufirin midis fshatrave Somotinë dhe Slabinjë, përgjatë rrugës Proptisht – Somotinë – Bishnicë – Llëngë. Ajo ngrihet pikërisht në vëndin ku përroi i Vërriut derdhet në lumin Shkumbin dhe përbëhet nga një hark i vetëm. Harku ka hapësirë drite 8 m, gjerësi 2,8 m dhe lartësi 5 m ndërsa e gjithë ura është 16 m e gjatë. Ajo është ndërtuar me gurë të vegjël të punuar të cilët, në pjesën e qemerit të harkut, kanë përbërje smërçi dhe shtumfi ndërsa në pjesën e shpatullave të urës kanë vetëm përbërje shtumfi. Për nga teknika e ndërtimit ura i takon shek. XVIII. Në vitin 1976 ajo i është nënshtruar punimeve restauruese të ndërmarra nga Instituti i Monumenteve.
Karta e monumentit
- Pronësia
- Shtetërore
- Përdorimi i sotëm
- Urë për kalimin e banorëve të zonës dhe objekt me destination kulturor
- Përdorimi fillestar
- Urë për kalimin e banorëve të zonës dhe udhëtarëve
- Datimi
- Shek.XVIII m.Kr
- Shpallja monument
- Ministria e Arsimit dhe Kulturës, Vendimi nr.1886, dt.10/06/1973
- Kategoria e monumentit
- I – E parë
- Gjëndja aktuale
- Në gjendje të mirë
- Largësia nga qëndra e qytetittë Pogradecit
- Rreth 42 km në veriperëndim.
Si shkohet
Rruga nga Pogradeci deri në fshatin Golik është shumë e mirë dhe mund të kalohet edhe me makinë të vogël apo minibus deri në 30 pasagjerë. Më tutje ajo vështirësohet për shkak të gjëndjes së rënduar të rrugës e cila vazhdon kështu nga Goliku deri në Proptisht. Këshillohet që të përdoren makina të larta në këtë pjesë rruge ose në rast të një makine të ulët të bëhet shumë kujdes gjatë udhëtimit.
Çfarë ofron
- Monument Kulturor