Kalo te përmbajtja
Go2Pogradec Go2Pogradec
Historia & Arkeologjia

Kalaja e Zëmçës

Fshati: Zëmçë, Njësia Administrative: Trebinjë, Bashkia: Pogradec

Kalaja e Zëmçës ndodhet përballë asaj të Slabinjës, në bregun tjetër të Shkumbinit, shumë afër vendit ku ky lumë takohet me lumin e Trebinjës. Ajo ngrihet në majën e një kodre në afërsi të fshatit Zëmçë në krahinën e Mokrës. Është një kala e thjeshtë me sipërfaqe të vogël, muri rrethues i së cilës përbëhet prej gurësh të vegjël që lidheshin me llaç me njëri-tjetrin. Për shkak të rrafshimit pothuajse të plotë të murit nuk mund të ndiqet planimetria e kalasë megjithatë, falë asaj pak qeramike të gjetur në sipërfaqe mund të përcaktohet datimi i cili i takon periudhës së Antikitetit të vonë. Siç duket, kalaja e Zëmçës është ndërtuar njëkohësisht me atë të Slabinjës në kuadër të fortifikimit të pikave më strategjike mbrojtëse në territorin e Perandorisë Bizantine e cila po sulmohej prej fiseve barbare në këtë periudhë.

Karta e monumentit

Pronësia
Shtetërore
Përdorimi i sotëm
Objekt me destinacion kulturor
Përdorimi fillestar
Vendbanim i fortifikuar
Datimi
Shek. V-VI m.Kr
Shpallja monument
Ministria e Arsimit dhe Kulturës, Vendimi nr.1886, dt.10/06/1973
Kategoria e monumentit
I – E parë
Gjëndja aktuale
Bimësia e dendur në territorin ku shtrihej fortifikimi antik dhe rrafshimi i plotë i mureve të saj, e bën shumë të vështirë dallimin me sy të lirë mbi sipërfaqen e tokës.
Largësia nga qëndra e qytetit të Pogradecit
48.5 km në perëndim.

Si shkohet

Këshillohet vetëm përdorimi i makinave 4 x 4 të cilat mund të transportojnë deri në destinacion. Ngjitja për në vendbanimin e fortifikuar nga rrëza e kalasë bëhet në këmbë.

Çfarë ofron

  • Monument Kulturor

Atraksione pranë

Shiko në hartë
Ura e Terziut Përtej Pogradecit

Ura e Terziut

Ura e Terziut ndodhet ne kufirin midis fshatrave Somotinë dhe Slabinjë, përgjatë rrugës Proptisht - Somotinë -…

2,4 km larg