Burimet e Drilonit
Fshati: Tushemisht, Njësia Administrative: Buçimas, Bashkia Pogradec
Ndodhet 5 km në lindje të qytetit të Pogradecit, fare pranë fshatit Tushemisht. Ky është një nga burimet kryesore që furnizon me ujë liqenin e Ohrit. Ai ka origjinë karstike dhe del në kontaktin midis gëlqerorëve dhe terrigjenëve. Burimi ka një prurje të ujërave deri në 7m³/sek dhe ka ujë të pastër dhe të ftohtë. Përreth tij është krijuar sot një park mjaft tërheqës me pemë dhe lule, ku gjejnë çlodhje jo vetëm banorët e zonës por edhe mjaft vizitorë që vijnë nga e gjithë Shqipëria dhe jashtë saj.
Karta e monumentit
- Pronësia
- Shtetërore
- Tipi
- Hidromonument
- Gjëndja aktuale
- Në gjëndje të mirë
- Largësia nga qëndra e qytetit të Pogradecit
- 5 km në lindje.
Si shkohet
Udhëtimi mund të zhvillohet me lehtësi me të gjitha llojet e mjeteve (makina, minibusë, autobusë me mbi 30 pasagjerë etj.
Çfarë ofron
- Monument Natyror