Kalo te përmbajtja
Go2Pogradec Go2Pogradec
Trashëgimia Natyrore

Shpella e Shën Marenës

Fshati: Tushemisht, Njësia Administrative: Buçimas, Bashkia Pogradec

Ndodhet në afërsi të fshatit Tushemisht, pikërisht poshtë vendit ku sot ndodhet dogana shqiptare pranë kufirit me Maqedoninë. Kjo është një shpellë karstike prej së cilës del me zhurmë një burim karstik me ujë mjaft të pastër. Ky është një nga dhjetëra burimet që furnizojnë me ujë liqenin e Ohrit. Ndër banorët e zonës qarkullon një legjendë sipas së cilës, uji që buron këtu është i bekuar nga Shën Naumi i cili e pëlqeu mjaft në kohën kur qëndroi në këtë vend.

Karta e monumentit

Pronësia
Shtetërore
Tipi
Gjeomonument
Gjëndja aktuale
Në gjëndje të mirë
Largësia nga qëndra e qytetit të Pogradecit
8 km në lindje.

Si shkohet

Deri në afërsi të doganës mund të shkohet lehtësisht qoftë me makinë ashtu edhe me minibus apo autobus mbi 30 pasagjerë. Që këtu deri në shpellë, zbritja bëhet në këmbë pasi mjetet nuk mund të hyjnë dot.

Çfarë ofron

  • Monument Natyror

Atraksione pranë

Shiko në hartë