Sallkëni i Tushemishtit
Fshati: Tushemisht, Njësia Administrative: Buçimas, Bashkia: Pogradec
Sallkëni i Tushemishtit ndodhet në oborrin e kishës së Shën Pandeleimonit, në kodrën mbi fshatin Tushemisht. Është një dru mbi 120 vjeçar, me lartësi 15 m. Diametri i trungut të tij shkon deri në 1 m ndërsa kurora është shumë e veçantë.
Karta e monumentit
- Pronësia
- Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë
- Tipi
- Biomonument
- Gjëndja aktuale
- Në gjëndje shumë të mirë
- Largësia nga qëndra e qytetit të Pogradecit
- 7 km në lindje.
Si shkohet
Udhëtimi mund të kryhet lehtësisht si me autobus ashtu edhe me makinë deri në hyrje të fshatit Tushemisht. Më tutje, deri poshtë kishës së fshatit mund të shkohet vetëm me makinë të vogël ose më këmbë por rruga nuk zgjat më shumë se 2 minuta.
Çfarë ofron
- Monument Natyror