Busti i teto Ollgës
WP2C+843, SH64, Tushemisht, Albania
Në nderim të figurës së aktores së njohur korçare Violeta Manushi, në qendër të fshatit Tushemisht është ngritur edhe shtatorja me portretin e saj ose e njohur ndryshe nga çdo brez si “Teto Ollga”. Shtatorja u punua nga skulptorët Vasillaq Kolevica dhe Sadik Spahia dhe përcjell portretin e një artisteje të talenuar dhe të dashur për publikun shqiptar. Shtatorja në nder të aktores së njohur është vendosur pikërisht në qendër të këtij fshati ku edhe janë xhiruar fimat aq të famshëm "Zonja nga qyteti" dhe "Një shoqe nga fshati".
Çfarë ofron
- Mundësi Parkimi
- Galeri Arti