Kalo te përmbajtja
Go2Pogradec Go2Pogradec
Trashëgimia Natyrore

Gurët “Nusja dhe Dhëndri”

Fshati: Senisht, Njësia Administrative: Velçan, Bashkia Pogradec

Gurët “nusja dhe dhëndri” janë dy gurë me lartësi 3 m të cilët ndodhen përballë njëri-tjetrit. Kanë përbërje gëlqerore por fortësia nuk është e njëjtë. Era dhe karsti i kanë modeluar në formën e “nuses” dhe “të dhëndrit” dhe me to lidhet një gojëdhënë sipas së cilës dikur këta ishin njerëz por u ngurtësuan së bashku me krushqit pasi familja e nuses i mallkoi për shkak se nusja nuk u mor sipas traditave por u rrëmbye. Quhen ndryshe nga banorët e zonës edhe me emrin “gurët e nuses”.

Karta e monumentit

Pronësia
Shtetërore
Tipi
Gjeomonument
Gjëndja aktuale
Në gjëndje të mirë
Largësia nga qëndra e qytetit të Pogradecit
Rreth 56km në jugperëndim.

Si shkohet

Këshillohet që udhëtimi të bëhet vetëm me makina 4 x 4 pasi rruga nuk është në gjëndje të mirë.

Çfarë ofron

  • Monument Natyror

Atraksione pranë

Shiko në hartë
Ura e Terziut Përtej Pogradecit

Ura e Terziut

Ura e Terziut ndodhet ne kufirin midis fshatrave Somotinë dhe Slabinjë, përgjatë rrugës Proptisht - Somotinë -…

7,5 km larg