Liqenet e Lukovës
Njësia Administrative: Velçan, Bashkia Pogradec
Liqeni i Lukoves ndodhet në shpatin lindor të Gurit të Topit, në kufi me rrethin e Gramshit. Është i vendosur në një cirk të madh kompleks akullnajor. Ka ujë të ftohtë dhe botë të gjallë të pasur që formon një ekosistem interesant të liqeneve alpine.
Karta e monumentit
- Pronësia
- Shtetërore
- Tipi
- Hidromonument
- Gjëndja aktuale
- Në gjëndje të mirë
- Largësia nga qëndra e qytetit të Pogradecit
- 75 km në perëndim.
Si shkohet
Rruga shumë e vështirë lejon udhëtimin vetëm me mjete 4 x 4 ose në këmbë.
Çfarë ofron
- Monument Natyror