Mani i Shën Marenës
Fshati: Llëngë, Njësia Administrative: Trebinjë, Bashkia: Pogradec
Mani i Shën Marenës është një dru 130 vjeçar me një lartësi prej 10 m. Diametri i trungut të tij është 60 cm ndërsa kurora është mjaft e veçantë. Ka vlera shkencore, biologjike, didaktike, kulturore dhe turistike. Ndodhet në oborrin e kishës së Shën Marenës në fshatin Llëngë, fare pranë kësaj kishe.
Karta e monumentit
- Pronësia
- Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë
- Tipi
- Biomonument
- Gjëndja aktuale
- Në gjëndje shumë të mirë
- Largësia nga qëndra e qytetit të Pogradecit
- 35 km në perëndim.
Si shkohet
Për shkak të rrugës së pashtruar këshillohet që udhëtimi për në manastirin e Shën Marenës të kryhet me makina të larta 4 x 4. Makina shkon deri në vëndin e quajtur “Kryqi”, mbi fshatin Llëngë. Më tutje, udhëtimi kryhet vetëm me këmbë por nuk zgjat më shumë se 15 min.
Çfarë ofron
- Monument Natyror