Shpella e Mëmëlishtit
Fshati: Mëmëlisht, Njësia Administrative: Udënisht, Bashkia Pogradec
Ndodhet në afërsi të Gurit të Kuq, e vendosur disa metra mbi nivelin e liqenit por fare pranë bregut të tij. Kjo është një shpellë karstike 400 m e gjatë, 10 m e gjerë dhe rreth 25 m e lartë. Shpella ka konkrecione me bukuri mahnitëse. Në brendësi të saj ndodhet një liqen i vogël i formuar prej ujërave që burojnë nga shpella. Poeti i madh Lasgush Poradeci, kur përshkruan këtë liqen të vogël brenda në shpellë thotë se: “gjoli i vogël qëndron përballë gjolit të madh”.
Karta e monumentit
- Pronësia
- Shtetërore
- Tipi
- Gjeomonument
- Gjëndja aktuale
- Në gjëndje të mirë
- Largësia nga qëndra e qytetit të Pogradecit
- 2 km në veri.
Si shkohet
Deri në fshatin Mëmëlisht shkohet me çdo lloj mjeti. Më pas ngjitja për në shpellë bëhet më këmbë.
Çfarë ofron
- Monument Natyror