Ura e Niçës
Fshati: Niçë, Njësia Administrative: Dardhas, Bashkia: Pogradec
Ura e Niçës ndodhet fare pranë fshatit me të njëjtin emër në krahinën e Gorës. Ajo është ndërtuar prej guri dhe përbëhet nga një hark i vetëm. Ura i përket shek.XVIII por është ndërtuar mbi një rrugë shumë më të vjetër se ajo e cila ishte një degëzim i rrugës Egnatia dhe lidhte Prrenjasin me Gurin e Kamjes – Niçën – Llëngën etj. Vetë ura lidhte dy brigjet e një përroi dhe ka përmasa relativisht të vogla ku gjatësia nuk i kalon 6 m ndërsa lartësia është rreth 3 m. Për ndërtimin e saj ekziston ndër banorët e fshatit një legjendë si ajo e kalasë së Rozafës e cila lidhet me murosjen e një nuseje të re në këmbët e urës, si e vetmja mënyrë që ura të mos shembej.
Karta e monumentit
- Pronësia
- Shtetërore
- Përdorimi i sotëm
- Urë për kalimin e banorëve të zonës dhe objekt me destination kulturor
- Përdorimi fillestar
- Urë për kalimin e banorëve të zonës dhe udhëtarëve
- Datimi
- Shek. XVIII m.Kr
- Shpallja monument
- Ministria e Arsimit dhe Kulturës, Vendimi nr.1886, dt.10/06/1973
- Kategoria e monumentit
- I – E parë
- Gjëndja aktuale
- Ura ruhet në gjendje relativisht të mirë.
- Largësia nga qëndra e qytetit të Pogradecit
- Rreth 15 km në jugperëndim.
Si shkohet
Për shkak se rruga është në gjëndje shumë të keqe, makina shkon deri në fshatin Beragozhd. Më tutje udhëtimi vazhdon në këmbë dhe zgjat rreth dy orë.
Çfarë ofron
- Monument Kulturor