Kalo te përmbajtja
Go2Pogradec Go2Pogradec
Përtej Pogradecit

Niça

Niçë Pogradec

Fshati Niçë është një fshat malor i cili shtrihet në një pllajë pjellore në veri të krahinës së Gorës, e cila sot i përket Bashkisë së Pogradecit. Fshati njihet për vjetërsinë e tij si një nga qëndrat e para të banuara të krahinës së Gorës. Sipas dokumentave osmane, në shek. XVII – XVIII, Niça ishte një qytezë e vogël mjaft e zhvilluar me rreth 7000 banorë. Sot Niça është një fshat me fare pak banorë megjithatë ajo ruan ende karakteristikat e saj mesjetare me shtëpitë prej guri, kishat, rrugët e shtruara me kalldrëm dhe urën e gurit aty pranë. Ndër gjurmët më të rëndësishme që kanë mbetur nga kjo qëndër e dikurshme janë kisha e Shën Marisë e cila ndodhet brenda fshatit, disa prej banesave të cilat tregojnë nivelin e lartë ekonomik të banorëve të dikurshëm të Niçës si edhe Ura e Niçës.

Çfarë ofron

  • Monument Kulturor
  • Mundësi Parkimi
  • Kulinari

Atraksione pranë

Shiko në hartë
Guri i Kamjes Përtej Pogradecit

Guri i Kamjes

Guri i Kamjes është një monument natyror mjaft i veçantë. Ai ka përbërje konglomerate dhe modelimi nga era dhe…

4,5 km larg

Valamara Përtej Pogradecit

Valamara

Valamara është mal me lartësi 2373m në kufirin midis rrethit të Korçës, atij të Gramshit dhe të Pogradecit. Në…

9,1 km larg