Kalo te përmbajtja
Go2Pogradec Go2Pogradec
Përtej Pogradecit

Valamara

Albania

Valamara është mal me lartësi 2373m në kufirin midis rrethit të Korçës, atij të Gramshit dhe të Pogradecit. Në veri kufizohet me Gurin e Topit, kurse në jug me Lenien. Është i ndërtuar kryesisht nga shkëmbinj ultrabazikë. Ka forma të shumta të relievit akullnajor dhe liqene akullnajore (mbi 1600m). Në shpatin lindor buron lumi Shkumbin, kurse në atë perëndimor dhe juglindor, Devolli. Bimësia përbëhet nga pyje ahu e pishe në pjesën e ulët dhe nga kullota të pasura verore në pjesën e sipërme.

Çfarë ofron

  • Park Kombëtar

Atraksione pranë

Shiko në hartë
Niça Përtej Pogradecit

Niça

Fshati Niçë është një fshat malor i cili shtrihet në një pllajë pjellore në veri të krahinës së Gorës, e cila…

9,1 km larg