Kalo te përmbajtja
Go2Pogradec Go2Pogradec
Trashëgimia Natyrore

Kanioni i Llëngës

Fshati: Llëngë, Njësia Administrative: Trebinjë, Bashkia Pogradec

Kanioni i Llëngës ndodhet fare pranë fshatit Llëngë në krahinën e Mokrës së Sipërme. Ka përbërje gëlqerore dhe është krijuar nga veprimtaria karstike dhe erozive e përroit që kalon nëpër të. Kanioni është rreth 1 km i gjatë, 60 m i thellë dhe ka shpate të thepisura. Ai njihet ndryshe nga banorët e zonës edhe me emrin “Guri i Llëngës”.

Karta e monumentit

Pronësia
Shtetërore
Tipi
Gjeomonument
Gjëndja aktuale
Në gjëndje të mirë
Argësia nga qëndra e qytetit të Pogradecit
35 km në jugperëndim.

Si shkohet

Për shkak të rrugës së pashtruar këshillohet që udhëtimi për në fshatin Llëngë të bëhet vetëm me makina 4 x 4. Makina shkon deri në vëndin e quajtur “Kryqi”. Që këtu deri në Llëngë udhëtimi mund të kryhet vetëm me këmbë.

Çfarë ofron

  • Monument Natyror

Atraksione pranë

Shiko në hartë